Shqipëria dhe Kosova synojnë të forcojnë bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore. Dy ministrat, Andis Salla dhe Armend Muja dolën në një konferencë për shtyp në Tiranë. Pyetur nga gazetarët mbi të dhënat për eksportet bujqësore shqiptare, ministri Andis Salla tha se ato janë në rritje dhe se vendi ynë po forcon pozitën e vetë në tregun rajonal dhe atë ndërkombëtar.