Gjatë muajit mars, rezerva valutore ndërkombëtare e Bankës së Shqipërisë u rrit duke arritur nivelin e 5 miliardë e 21 milionë euro, me 62 milionë euro në krahasim me muajin shkurt. Shkak për rritjen e rezervës valutore është bërë edhe strategjia e Bankës së Shqipërisë për zgjerimin gradual të rezervës nëpërmjet blerjes së valutës dhe sidomos të euros në tregun e brendshëm valutor. Deri më tani janë realizuar tre ankande të blerjes së monedhës së përbashkët dhe deri në fund të këtij viti Banka e Shqipërisë synon të blejë 160-220 milionë Euro.