Top News- BSH mban normën bazë në 2.5 për qind/ Sejko: Shtrenjtimi i naftës ndikim negativ
06/05/2026 21:13

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendos që të mos e ndryshojë normën bazë të interesit duke e mbajtur atë në nivelin 2.5 për qind. Guvernatori, Gent Sejko, tha se parashikimet e skenarit bazë sugjerojnë se rritja e çmimeve të naftës dhe të energjisë në tregjet botërore do të shkaktojë një rritje të lehtë dhe të përkohshme të inflacionit mbi objektiv gjatë vitit 2026. Po ashtu ai tha se do të ketë dhe një ngadalësim margjinal të ritmit të rritjes ekonomike në vend. “Përditësimi i parashikimeve të skenarit bazë është bazuar në supozimin e një zgjidhjeje relativisht të shpejtë të konfliktit. Pozicioni i shëndoshë fillestar i ekonomisë shqiptare sugjeron se goditja e çmimeve do të sjellë një rritje të përkohshme të inflacionit mbi objektiv gjatë tremujorëve në vijim. Megjithatë, kjo rritje pritet të jetë e lehtë dhe kalimtare; me përfundimin e efektit direkt të goditjes dhe kontrollin e efekteve indirekte të saj, inflacioni pritet të zbresë gradualisht drejt objektivit në afatin e mesëm. Po ashtu, ekonomia shqiptare pritet të ruajë ritme pozitive rritjeje gjatë viteve në vijim, të përafërta me vlerësimet tona për potencialin e zgjerimit të aktivitetit ekonomik. Për momentin, rritja e pasigurisë dhe shtrenjtimi i faturës së importit të naftës pritet të kenë një ndikim negativ, por vetëm margjinal dhe kalimtar, në treguesin e rritjes ekonomike të vitit 2026 Konflikti ushtarak në Lindjen e Mesme, për guvernatorin Sejko, mbeten një burim rreziku dhe pasigurie mbi ekonominë. Ndikimi i tij në ekonomi dhe në inflacion do të varet dukshëm nga kohëzgjatja dhe intensiteti i konfliktit, duke e zhvendosur balancën e rreziqeve në kahun e sipërm për inflacionin dhe në kahun e poshtëm për rritjen ekonomike në afatin e mesëm. Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi një nivel mesatar prej 2.5% në tremujorin e parë të vitit 2026, duke regjistruar një rritje të lehtë në krahasim me tremujorin paraardhës. Kjo ecuri u diktua nga rritja e çmimeve të qirave dhe të naftës, si dhe nga stabilizimi në nivel vjetor i çmimit të energjisë elektrike për familjet. Nga ana tjetër, çmimet e ushqimeve dhe të artikujve të tjerë të shportës patën një ecuri më të stabilizuar, tha guvenratori Sejko.

Amerikanët “ndezin” SPAK-un/ SHBA jep mesazhin e fortë, Ngjela hap kutin e pandorës
02/10 22:19
Nuk ndalet protesta/ Qytetarët vazhdojnë me brohorima në shesh
02/10 21:57
Nis marshimi/ Zbulohet se çfarë do të ndodhë me protestën
02/10 21:56
Rama nuk ikën, ka frikën e SPAK/ Erald Kapri flet në Breaking, ja çfarë po ndodh
02/10 21:00
E vërteta tronditëse e videove intime të Adi Hilës/ Eksperti ngre alarmin
02/10 20:59
Çfarë do të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?/ Protestat nuk ndalen, zbulohet gjithçka
02/10 20:58
Florian Binaj kandidat i opozitës për Tiranën?/ Erald Kapri tregon se çfarë do të ndodhë
02/10 20:04
Rama jep dorëheqjen?/ Kapri: Rama s’e jep, i duhet pushteti, shantazhon SPAK
02/10 20:03
Nuk janë hakeruar kamerat e Adi Hilës/ Eksperti nxjerr zbuluar kompozitorin: Të mbajë përgjegjësi
02/10 19:41
Videot e Adi Hilës/ Ngjela nuk kursehet në Breaking
02/10 19:36
Vlora Hyseni “kurban” i amerikanëve?/ Ngjela nxjerr të vërtetën
02/10 19:35
Ngjela nxjerr sekretet e ambasadorit të ri të SHBA-ve/ Ja e vërteta e madhe
02/10 19:34
Amerikanët shkundin Tiranën/ Ngjela hap dosjet, SPAK përgatit arrestime të reja
02/10 19:34
Debati për Inteligjencën Artificiale dhe përplasjet me mediat/ Trump akuzohet për censurë, ç’ndodhi
02/10 17:49
Nis dëbimi i emigrantëve nga Amerika, shqiptarët në rrezik? Altin Nonaj flet për vizat
02/10 17:48
Trump dëbon emigrantët/ Politikat e reja, si preken shqiptarët në SHBA, flet avokati
02/10 17:31
Shqipëria blindon vendin e parë në grup?! Ç’po ndodh në kampin kuqezi?
02/10 17:21
Ronaldo largohet nga kombëtarja! Dramë te Portugalia!
02/10 17:20
Ernest Muçi nxjerr keq Silvinjon?! Çfarë solli në Kombëtare rikthimi i sulmuesit
02/10 17:19
Orë të vështira për Kosovën, ende pa president, Kurti nis takimet, ç’pritet të ndodhë
02/10 17:18