Top News – BSH-kreditë për bizneset/ Në 2019 u përdorën për likuiditete
14/07/2020 14:28

Në vitin 2019 kredia e dhënë për ekonominë ka shkuar kryesisht për te mbuluar nevojat me likuiditet si në biznese ashtu edhe në individë. Në dhjetor të vitit 2019 kredia për financimin e konsumint arriti me 31,2 miliardë lekë me një rritje prej 25.3%. Kjo ishte rritja më e lartë e kredisë sipas qëllimit të përdorimit. Kjo lloj huaje zë 5,8 për qind të totalit të huasë, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Më tej rritja ma e madhe ishte për huatë në formën e kapitalit qarkullues të biznesit me rreth 21 për qind. Gjithsej u dhanë 62 miliardë lekë nga 52 miliardë që ishin dhënë një vit më parë. Rritja e kredisë për kapital qarkullues në vitin 2019 tregon se bizneset kanë pasur nevojë për më shumë likuiditet. Ndërkohë, rënien më të lartë e ka shfaqur kredia “overdraft” dhe kredia për “blerje pajisjesh” dhënë bizneseve përkatësisht me 31.43% dhe 9.76%. Kredia për blerje pajisjesh nga ana e biznesit lajmëron rënien e investimeve në ekonomi në afat të shkurtër dhe te mesëm. Analiza e Bankës së Shqipërisë sipas subjektit dhe qëllimit të përdorimit të kredisë evidenton se kredia për “investime për pasuri të paluajtshme” për individët zë peshën më të madhe ndaj totalit të portofolit të kredisë (21.9%), pasuar nga kredia për “pasuri të paluajtshme” dhënë bizneseve (16.8%), kredia për “blerje pajisjesh” dhënë biznesit (16.6%) dhe nga kredia “overdraft” për biznese (15.9%). Në katër muaj të vitit 2019, ecuria mujore e kredisë ka njohur rënie, ku më e madhja është raportuar në muajt janar dhe prill, me përkatësisht 27.7 miliardë lekë (4.7%) dhe 4.57 miliardë lekë (0.81%). Për tetë muajt e tjerë të vitit është raportuar rritje e portofolit të kredisë, ku rritja më e madhe është raportuar në muajt mars, shkurt dhe korrik. E mesatarizuar, rënia mujore ka qenë 0.06%.

Top Channel/ “Idiot”! Avokatët reagojnë ashpër pas fyerjes së prokurorit në sallën e gjyqit
12/07 21:17
Top Channel/ Molotov e përplasje! Ç’ndodhi në ditën e 6 të aksionit në Theth
12/07 19:36
Top News – FNSH e RENEA në Theth. Vijon rezistenca e banorëve, krah tyre deputetët e opozitës
12/07 19:26
Top News – Aksident i frikshëm në Bulqizë. Përplasen dy makina, shpëtojnë mrekullisht kalimtarët
12/07 19:23
Top Channel/ Aksident në Bulqizë! Përplasen dy automjete, lëndohen shoferët
12/07 17:02
Top Channel/ “Idiot”, reagon ashpër Dhoma e Avokatisë ndaj sjelljes së prokurorit të SPAK
12/07 15:15
Top Channel/ Kokainë dhe korrupsion, burg për të arrestuarit e kapur me urdhër të SPAK
12/07 15:13
Top Channel/ Ambasadori izraelit i energjisë: Të tjerët kanë frikë ta sulmojnë, por jo ne
12/07 15:11
Top Channel/ Aksioni i IKMT bashkë me policët, mjetet e rënda u sulmuan me bomba molotov
12/07 15:09
Top Channel/ Përplasje mes banorëve të Thethit, dhe policinë, shkon edhe Bardh Spahia
12/07 15:07
Top Channel/ “Jo më qumësht dhe mish pa faturë”, ministrat dalin në terren pasi urdhrit të Ramës
12/07 15:06
Top Channel/ Tensione në Theth, Luçiano Boçi: Drejtori më tha të marr zvarrë
12/07 15:05
Top Channel/ Pezullohen kontrollet e AKU. Të gjithë inspektorët në vetting
12/07 15:04
Top Channel/ Agravon përplasja e banorëve të Thethit me forcat e policisë, ndërhyjnë Boçi e Spahia
12/07 15:03
Top News- ‘Iu tërheq zvarrë’, përfaqësues nga opozita përplasen me drejtuesin e Policisë në Shkodër
12/07 15:01
Top News – Ndërron jetë në Shqipëri, Werner Daum. Ambasadori që hapi dyert e Europës për shqiptarët
12/07 15:00
Top Channel/ “Shqipëria, vendi qe adhurova”: Erdhi pas 35 vjetësh, vdes ish ambasadori gjerman!
12/07 14:59
Top Channel/Mbrojtja e konsumatorit, Ministrat Denaj dhe Malaj takime ndërgjegjësuese me biznesin
12/07 14:21
Top News- SPAK/ Mbeten në burg 7 personat e arrestuar për trafik ndërkombëtar droge, emrat
12/07 14:07
Top News- RENEA ‘zbarkon’ në Theth / Mbështet aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje
12/07 14:06