Zyrtarisht, Banka e Shqipërisë thotë se nuk ka ndërhyrë në tregun e këmbimit valutor për të zbutur rënien e fortë të euros. Por, praktikisht ky institucion ka ndërhyrë përmes mekanizmit të blerjes së tepricave të eurove në treg. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi në konferencën e fundit për shtyp se banka ka blerë deri më tani 170 milionë euro në treg. Zyrtarisht thuhet se blerjet janë pjesë e kalendarit periodik të bankës për të forcuar rezervat e saj valutore.