Banka e Shqipërisë bleu 139.6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, duke shënuar një rritje prej 320% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, 44.1 milionë euro u blenë përmes ankandeve të planifikuara për rritjen e rezervës valutore, ndërsa 95.5 milionë euro u blenë përmes ndërhyrjeve direkte në treg me synimin për të frenuar mbiçmimin e lekut dhe rënien e mëtejshme të euros.