Janë mbushur 18 vjet prej ditës kur në Bashkimin Europian ndodhi zgjerimi më i madh në histori me anëtarësimin e dhjetë shteteve të reja anëtare. Për herë të parë bllokut iu bashkuan shumë shtete, të cilat për gjysmë shekulli ishin në anën tjetër të perdes së hekurt, si pjesë e bllokut lindor komunist të udhëhequr nga Bashkimi Sovjetik. Në të njëjtën ditë u anëtarësuar Polonia, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia, Lituania, Sllovenia, Letonia, Estonia, Qipro dhe Malta. Dy vjet e gjysmë më vonë, më 1 janar të vitit 2007 anëtare u bënë edhe Rumania dhe Bullgaria.