Brukseli ka kritikuar pjesëmarrjen e Aleksandër Vulin, drejtor I Agjencisë për Siguri dhe Informacion në Serbi, në konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Moskë. “Natyrisht, shtetet anëtare të BE-së po e shikojnë atë [veprimtarinë e Vulinit] dhe kjo do të reflektohet në procesin e anëtarësimit dhe në marrëdhëniet bilaterale, si me të ashtu edhe me autoritetet serbe në përgjithësi”, tha një zyrtar nga Brukseli në një deklaratë për Radio Evropa e Lirë, duke shtuar se kjo nuk kontribuon në besueshmërinë e BE ndaj Serbisë.