Kryeministri Edi Rama mori pjesë në EU4Municipalities II, programin strategjik për forcimin e pushtetit vendor dhe mbështetjen e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Teksa foli për projektin e BE, kreu i qeverisë u shpreh se Brukseli është bekim dhe sfidë për Shqipërinë. Rama iu drejtua kryebashkiakëve, duke u thënë “shiheni këtë si një mundësi për të shfrytëzuar kapitalin njerëzore në funksion të projekteve nga Bashkimi Europian”