Gjatë një seance dëgjimore këtë të martë në Parlament, shefi britanik i Mbrojtjes, Admirali Tony Radakin tha se Rusia kishte humbur gati gjysmën e aftësisë së saj luftarake në Ukrainë. “Rusia ka humbur gati gjysmën e efektivitetit luftarak të ushtrisë së saj”, tha Radakin. "Vitin e kaluar qëlloi 10 milionë predha artilerie, por në rastin më të mirë mund të prodhojë 1 milion predha në vit. Ka humbur 2500 tanke dhe në rastin më të mirë mund të prodhojë 200 tanke në vit", shtoi shefi britanik I mbrojtjes.