Top News/ Britanikët kanë frikë të vdesin…Funerali kushton shtrenjtë, inflacioni ‘kafshon’
23/01/2024 12:26

Kostoja totale e një shërbimi të plotë funerali në britaninë e madhe, ka arritur një nivel të paprecedent, cka do të thotë se jo vetëm që jetesa po bëhet e kushtueshme në këtë vend, por edhe vdekja po ashtu. Të vdesësh në Britaninë e Madhe është bërë e kushtueshme për shkak të rritjes së kostos së funeralit gjatë dy dekadave të fundit, e rënduar akoma më shumë nga inflacioni i lartë. Një raport i kompanisë së shërbimeve financiare SunLife, tregon se kostoja totale e vdekjes në britani mund të arrijë deri në 9658 paundë ose 11,200 euro, dhe mbulon pagesat për ambjentet e zhvillimit të funeralit, shërbimin bazë funeral, dhe shtesa me zgjedhje si mbajtja e një meshe apo një ceremonie. Shuma përfaqëson një rritje me 5 për qind krahasuar me vitin e kaluar, me vetëm koston funerale që ëhstë rritur me 126 përqind në 20 vitet e fundit sipas raportit Kostoja e Vdekjes, të Syn Life për vitin 2024. Rritja e fundit e inflacionit ka ndikuar në rritjen e kostos së funeralit, pas dy vitesh rënie, ndërkohë që cmimi ndryshon në rajone të ndryshme. Inflacioni në britani u rrit papritur me 4 për qind në dhjetor dhe banka e anglisë do ta shohë këtë shifër të bjerë në 2 për qind. Në kontrast me vitin e mëparshëm, ku vetëm dy fusha pësuan rritje kostoje, pjesa më e madhe e britanisë ka parë shpenzime më të larta mesatare për funeralet në 2023. Vetëm Londra, Anglia veri perëndimore dhe Irlanda veriore kanë parë një rënie. Irlanda e veriut është vendi më i lirë për të vdekur në britani, me një kosto prej 3256 paundësh ose 3797 eurosh për funeralet. Ndërkohë me 5171 paundë apo 6030 euro, londra ruan pozicionin e saj si më e kushtueshmja pavarësisht një rënieje të lehtë në kosto. E ndërkohë, parashikimet tregojnë se deri në 2028-ën, kostoja mesatare e shërbimit funeral do të rritet nga mbi 4 mijë paundë në mbi 5 mijë paundë.

Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42