Top News – Britania ‘tkurr’ ushtrinë/ Më pak ushtarë, por më shumë dronë e robotë
22/03/2021 15:09

Ushtria britanike pritet të reduktohet me rreth 10 mijë ushtarë në kuadër të një strategjie që do ta zhvendosë atë drejt robotëve, dronëve dhe armatimeve kibernetike. Rishikimi i mbrojtjes me gjasë do të çojë në reduktimin e disa tankeve dhe avionëve, por qeveria tha se do të ketë më shumë anije, nëndetëse dhe marinarë. Numri i ushtarëve të rregullt do të reduktohet në rreth 70 mijë, pasi ka rënë në vijimësi vitet e fundit. Të dielën, sekretari i mbrojtjes, Ben Wallace, tha se ai po ndërmerrte vendime në kontekstin e një buxheti të shtuar të mbrojtjes. Por laboristët thonë se reduktimi i numrit të ushtarëve vjen në një kohë kur rreziqet me të cilat përballet vendi, janë shtuar. Në janar 2021, në ushtrinë britanike kishte 80010 ushtarë të rregullt, një rënie kjo krahasuar me 86080 që ishin në tetor 2015. Reduktimi më i fundit i numrit të ushtarëve, mund të bëhet përmes rrjedhës natyrale, me ata që lënë shërbimin që nuk zëvendësohen nga rekrutë të rinj. Si pjesë e ristrukturimit të ushtrisë, marina mbretërore do të shndërrohet në një forcë të ardhshme komando, duke marrë shumë nga detyrat tradicionale që kryheshin nga forcat speciale si SAS dhe SBS. Forca do të marrë më shumë se 200 milionë paundë investime direkte gjatë dekadës së ardhshme, për kryerjen e operacioneve detare të sigurisë dhe për të parandaluar aktivitete kërcënuese.

Top Channel/ Ashpërsohen luftimet SHBA-Iran, Teherani kërcënon anijet me naftë
02/03 23:22
Top Channel/ Rritet çmimi i naftës dhe gazit, ndikon pasiguria në Hormuz
02/03 23:04
Top News- Vrau të riun pas sherrit banal/ Merr fund arratia, arrestohet në vendlindje 40-vjeçari
02/03 23:00
Top Channel/ Lojë spiunësh në Greqi, arrestohet gjeorgjiani i rekrutuar në ushtri
02/03 22:30
Top News- Bishat amerikane B-1 ngrihet në fluturim, godasin më fortë Iranin
02/03 21:22
Top News- “Kallashnikovi i Iranit”, arma sekrete iraniane që po përdoret kundër SHBA e aleatëve
02/03 20:33
Top Channel/ Izraeli bën gati trupat tokësore, IFD sulmon edhe në Liban dhe Bejrut
02/03 20:09
Top Channel/ Trump: Vala më e madhe e sulmeve do vijë së shpejti! Po e shkatërrojmë Iranin
02/03 19:59
Top Channel/ Raketa balistike godet Iranin, TCH sjell pamjet nga vendngjarja
02/03 17:08
Top Channel/ Raketa iraniane godet qytetin Be’re sheva, gazetari i TCH: Paralajmërohen banorët të…
02/03 17:07
Top Channel/ Si e gjurmoi CIA dhe Izraeli lidershipin iranian: I pritën të mblidheshin në një vend!
02/03 16:50
Top Channel/ Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër!
02/03 15:13
Top Channel/ Nga SHBA në Pakistan, protesta kundër vrasjes së Khameneit: 25 të vdekur!
02/03 15:05
Top Channel/ Gërmadha dhe pallate të dëmtuara, çfarë mbeti pas sulmit iranian në Tel Aviv
02/03 13:31
Top Channel/ Ndërtesa e dëmtuar rëndë nga sulmet iraniane, nis pastrimi i gërmadhave në Tel Aviv
02/03 13:01
Top Channel/ Irani sulmon një qendër rekrutimi në Tel Aviv, pamje nga ndërtesa e dëmtuar
02/03 13:00
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli mbrohet nga sulmet e Hezbollah në veri të vendit
02/03 12:41
Top Channel/ Lufta me Iranin, Trump paralajmëron amerikanët: “Do i shkojmë deri në fund
02/03 12:40
Top Channel/ Irani trondit bursat, rritet cmimi i naftes
02/03 12:33
Top Channel/ Iran, regjimi i paprekur nga vdekja e Khameneit? BBC: Pasardhësin e zgjedhin besnikët!
02/03 12:16
DIGITALB DIGITALB