Kryeministri britanik Keir Starmer është zotuar se do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5 për qind të ekonomisë deri në vitin 2027. Starmer shprehu një synim për të arritur përfundimisht në 3 për qind, që në rast se ndodh do të regjistronte rritjen më të madhe që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Ky premtim i Starmer vjen vetëm dy ditë përpara se të takohet me presidentin amerikan të enjten në Uashington, në një kohë kur Trump ka kërkuar nga shtetet e mëdha europiane që të fokusohen më shumë tek mbrojtja, duke shpenzuar më shumë për sigurinë e tyre.