Kryeministri Keir Starmer njoftoi këtë të dielë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar, në atë që përfaqëson një ndryshim të madh të politikës qeveritare. Përmes një deklarate në rrjetet sociale Starmer tha se “Përballë tmerrit në rritje në Lindjen e Mesme, ne po veprojmë për të mbajtur gjallë mundësinë e paqes dhe të një zgjidhjeje me dy shtete.” Ai shtoi se : "Kjo do të thotë një Izrael i sigurt dhe i mbrojtur së bashku me një shtet palestinez të qëndrueshëm"