Top News – Britania mes SHBA-së dhe BE-së / Starmer: Nuk kemi pse zgjedhim, të dyja të rëndësishme
04/02/2025 11:40

Mbretëria e Bashkuar “nuk është e detyruar të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së”, tha kryeministri Keir Starmer pasi Presidenti Donald Trump kërcënoi Bashkimin Evropian me tarifa tregtare. Gjatë fundjavës, Trump njoftoi tarifa 25% për Kanadanë dhe Meksikën, të cilat janë ndërprerë që atëherë, dhe tha se do të ndërmerrte veprime të ngjashme kundër BE-së, por sugjeroi se një marrëveshje mund të "arrihej" me Mbretërinë e Bashkuar. I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të ndalte përpjekjet për të krijuar lidhje më të ngushta me BE-në në këmbim të mbajtjes në krah të SHBA-së, Keir Starmer tha se të dyja marrëdhëniet ishin të rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar. “Kjo për mua nuk është diçka e re, mendoj se kështu ka qenë gjithmonë dhe do të jetë kështu edhe për shumë e shumë vite në vazhdim”, shtoi ai. Kryeministri britanik tha në një konferencë shtypi në Bruksel se ishte ende herët për sa i takon bisedimeve për tarifat me SHBA-në dhe se ai mbështet "marrëdhëniet e hapura dhe të forta tregtare". Keir Starmer ishte në Belgjikë për të takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe për të marrë pjesë në bisedime me liderët e BE-së, kryeministri i parë britanik që e bën këtë që nga Brexit.

Top News- “SHBA mund të tërhiqet nga Ballkani e Kosova”, ish-këshilltari i Trump jep alarmin
19/03 23:00
Top News- Arabia Saudite do hyn në luftë, nuk heziton më: Ndëshkim për Iranin
19/03 22:39
Top News- Irani plan djallëzor kundër SHBA, zgjeron luftën…do hakmarrje
19/03 22:38
Top News- Tym e zjarr nga predhat, panik në Izrael, Libani hakmerret për Iranin
19/03 22:37
Top News- Izraeli nuk i bindet Trump, thyen urdhrin dhe përshkallëzon luftën me Iranin
19/03 22:37
Top Channel/ Kriza në Ngushticën Hormuzit, Organizata Ndërkombëtare Detare thirrje urgjente për…
19/03 21:56
Top Channel/ “Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar…
19/03 21:53
Top News- Irani rrëzon avionin e gjeneratës së fundit/ F-35 goditet në fluturim
19/03 20:31
Top Channel/ Europa dhe Japonia PLAN për Hormuzin, masa për siguri. Dyfishohet çmimi i gazit
19/03 19:39
Top News- Goditet grupi kriminal shqiptar/ Britani, trafikonin drogë cilësore dhe armë zjarri
19/03 18:23
Top Channel/ Italia ul akcizën e naftës: Ndërhyrje për uljen e cmimit të karburantit!
19/03 15:06
Top News- Irani vendos tra në Hormuz/ Planifikon tarifa për ccdo anije me naftë që do të kalojë
19/03 15:05
Top News – ‘Shpërthejnë’ qershitë në Tokio / Sezoni i magjisë fillon zyrtarisht në Japoni
19/03 14:47
Top News- Avioni luftarak rus ‘shëtitje’ mbi Estoni / Reagon menjëherë NATO, shkeli hapësirën ajrore
19/03 14:46
Top News – Irani kërkon ndihmë nga Rusia e Kina / CIA konfirmon…por detajet ‘me dyer të mbyllura’
19/03 14:22
Top News – Më e lumtura në botë për 9 vite rresht / Finlanda mban kurorën, Afganistani i fundit
19/03 14:06
Top News- OKB përgatitet për luftë bërthamore/Udhëzon dhe trajnon stafin si të përballojë rrezatimet
19/03 13:09
Top News – Hittler përballet me Zielinskin / Gara zgjedhore në qytetin francez bëhet virale
19/03 12:20
Top Channel/ Shpërthen meningjiti në Angli, mjekët: Nis si skuqje syri, po prek shumë të rinjtë!
19/03 12:12
Top News – BE Sh.P.K, përgjigja e Brukselit për SHBA e Kinën. Propozimi për një mjedis të unifikuar
19/03 12:10
DIGITALB DIGITALB