Top News – Britania i mbyll dyert gruas së Assadit/ Është e sëmurë me kancer, pasaporta i ka skaduar
29/12/2024 17:05

Bashkëshortja e sëmurë e ish-diktatorit sirian Bashar al-Assad thuhet se është ndaluar të kthehet në Britani për trajtimin e kancerit pasi i ka skaduar afati i pasaportës. Asma al-Assad, 49 vjeç, nuk do të jetë në gjendje të kthehet në vendlindjen e saj në Londër pa dokumentet e saj zyrtare të udhëtimit, mes raporteve se ajo është e sëmurë rëndë me leucemi dhe ka 50 për qind shanse për të mbijetuar. Kjo vjen pasi babai i saj i njohur kardiolog, Faëaz Akhras, u largua nga klinika e tij në Harley Street në atë që duket të jetë një përpjekje për t'u kujdesur për vajzën e tij që mori azil në Rusi pas rënies së regjimit brutal të bashkëshortit të saj. Ditët e fundit kanë qarkulluar spekulime se Asma po kërkon të divorcohet nga Assadi dhe se ajo dëshiron të kthehet në Britani për të vazhduar trajtimin e saj jetik për kancerin. Burime nga Londra, megjithatë, kanë konfirmuar se Asma, e cila gjithashtu ka shtetësi siriane, nuk posedon më dokumentacion të vlefshëm britanik udhëtimi, pasi pasaporta e saj i ka skaduar në vitin 2020. Zyrtarët kanë deklaruar ndërkohë se qeveria britanike nuk do ta lejojë atë të kthehet pasi vendimi nuk mund të bazohet vetëm në arsye shëndetësore. Më herët, sekretari i jashtëm David Lammy, u tha deputetëve se Asma, e cila ka lindur dhe është rritur në Acton, në perëndim të Londrës, 'nuk është e mirëpritur në Britani'. Asma u bë zonja e parë e Sirisë në vitin 2000 pasi u martua me Assad, 59 vjeç, në Siri, në të njëjtin vit kur ai mori kontrollin e vendit, pas vdekjes së babait, Hafez al-Assad. Kritikët besojnë se ajo ka rol në diktaturën e Assadit dhe në 2012 ajo u vendos nën sanksione nga Britania e Madhe dhe BE. Asma aktualisht ndodhet në Moskë me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj pasi familja mori azil nga Vladimir Putini kur rebelët morën kontrollin e Damaskut më 8 dhjetor.

Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45