Top News/ Britania e zemëruar me Serbinë: ’Durimi ynë ka një kufi’, paralajmëron Cameron
10/01/2024 11:11

Sekretari i jashtëm britanik David Cameron deklaroi të martën se qeveria britanike është e pakënaqur me qëndrimet e Serbisë ndaj Kosovës. Në një raportim para anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme të parlamentit britanik, Cameron, i cili vizitoi Kosovën javën e kaluar, tha se qeveria e tij është e përkushtuar që Serbisë t’i mundësohet integrimi evropian, por shtoi se sulmi i grupit të armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës në muajin shtator, një ndër incidentet më të rënda në Kosovë, “paraqiti një rrezik të madh” për sigurinë e rajonit. “Nuk e kemi ndryshuar qëndrimin që t’i japim Serbisë mundësinë të ketë të ardhme euroatlantike. Nuk e kemi ndryshuar qëndrimin se nëse Serbia e do këtë rrugë, asaj do t’i ofrohet kjo e ardhme,” deklaroi Cameron. “Por ndjej një pakënaqësi në rritje për mënyrën si po sillet Serbia, që po bën këto gjëra dhe duhet të jemi të qartë për këtë.” Ai deklaroi se nuk mund të thotë nëse Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë të njejtin mendim, por theksoi se në bazë të bisedave që ka patur “ka përshtypjen se ekziston pakënaqësi, pasi kuptohet që Banjska ishte një rrezik i madh.” Sekretari Cameron, vendi i të cilit ka 600 forca paqeruajtëse në Kosovë, i bëri këto deklarata në përgjigje të pyetjeve të deputetes britanike Alicia Kearns, e cila kërkoi të dinte qëndrimin e Britanisë së Madhe për sulmin në Banjskë. “Mendoj se është e rëndësishme për Britaninë e Madhe të shpjegojë se çfarë ka ndodhur atë ditë, pasi Vuçiçi mohon atë që ka ndodhur atë ditë. NATO-ja i shpërfilli shqetësimet e mia kur theksova vitin e kaluar se armët po futeshin ilegalisht në Kosovë dhe po fshiheshin në kisha,” tha gjatë debatit deputetja Kearns, duke e pyetur Cameron nëse ishte e mundur që “Bashkimi Evropian dhe SHBA të ndryshonin qëndrim për të patur një pozicion më të drejtë ndaj Kosovës.” Cameron tha se mendon se “qëndrimi i Perëndimit, sa i përket Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, është hartuar para agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe duhet të shihet tani se cfarë ka ndryshuar. Sipas tij, rusia kërkon të destabilizojë ballkanin dhe do ta bëjë këtë përmes aleatëve të saj, përfshirë serbinë. Ai tha se politika e Britanisë së Madhe në rajon duhet të vazhdojë “të jetë e fortë dhe realiste.” “Durimi ynë duhet të ketë një kufi,” tha Cameron.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04