Top News/ Britania e Madhe kundër SHBA-së / Ndalimi i armëve për Izraelin forcon Hamasin
12/05/2024 15:25

Ndalimi i shitjes së armëve britanike për Izraelin nëse ai fillon një sulm tokësor në Rafah, në Rripin e Gazës, do të forconte Hamasin, tha të dielën Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron. Izraeli urdhëroi palestinezët të largoheshin nga qyteti jugor të shtunën, si një tregues se po vazhdon përpara me planet e tij për një sulm tokësor, pavarësisht kërcënimit të Presidentit amerikan Joe Biden për të ndaluar furnizimin me disa armë nëse e bën këtë. Cameron tha se ai nuk e mbështet një operacion në Rafah në mungesë të një plani për të mbrojtur qindra mijëra civilë të strehuar në qytetin kufitar jugor. Megjithatë, Britania ishte në një "pozicion krejtësisht të ndryshëm" nga Shtetet e Bashkuara për sa i përket ofrimit të armëve për Izraelin. “Herën e fundit që më kërkuan ta bëja këtë, vetëm disa ditë më vonë pati një sulm brutal nga Irani ndaj Izraelit, duke përfshirë 140 raketa lundrimi”, shtoi ai. Cameron tha se "përgjigja më e mirë" do të ishte që Hamasi, i cili kontrollon Gazën, të pranonte një marrëveshje për lirimin e pengjeve. “Nëse ne do të ndryshojmë qasjen tonë ndaj eksporteve të armëve në Izrael, do të forconim Hamasin, do ta bënim një marrëveshje për pengjet akoma më pak të mundshme dhe nuk mendoj se kjo është dicka e mirë”, tha ai.

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34