Top News/ Britania do pushtonte Holandën në 2021 / Boris Johnson rrëfen ‘çmendurinë’ gjatë Covidit
29/09/2024 15:02

Ish kryeministri britanik, Boris Johnson, urdhëroi shefat e ushtrisë të planifikonin një operacion mbi një fabrikë holandeze, në mars 2021, për të marrë 5 milionë doza vaksine kundër covidit, për të cilat Bashkimi Evropian kërcënonte se do të bllokonte eksportin drejt Britanisë së madhe. Në një përmbledhje të kujtimeve të tij, të publikuara nga Daily Mail, Johnson ka shpjeguar se kishte marrë garanci nga zëvendësshefi i shtabit në atë kohë, gjenerali Doug Chalmers, për faktin se një operacion ushtarak për të kaluar kanalin anglez me barka të vogla, e për të hyrë në kanalet holandeze, do të kish qenë i realizueshëm. Sidoqoftë, vetë gjenerali e kishte paralajmëruar për pasojat e mundshme diplomatike duke nënvizuar se misioni nuk do të kishte kaluar pa rënë në sy dhe se nëse do të zbuloheshin duhej të shpjegonin se pse po pushtonin një vend aleat ëtë NATO-s. Johnson ka pranuar se kish rënë dakord me këshilltarët që e konsideronin idenë të cmendur, por se nuk e kishte pranuar publikisht një gjë të tillë. Vaksinat në fjalë ishin prodhuar nga universiteti i oksfordit dhe astrazeneka, me doza që u prodhuan si në mbretërinë e bashkuar ashtu edhe në vendet e ulëta. Në mars 2021, vaksinat ishin në përdorim të gjerë në britaninë e madhe, por dozat e prodhuara në fabrikën holandeze ishin ende në pritje të miratimit të bashkimit evropian. BE kishte një kontratë me astrazenekan për furnizimin, dhe kërkonte ti mbante vaksinat për përdorim të brendshëm, një vendim që johnson ia atribuon presioneve të bllokut të udhëhequr nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Pas dy muajsh negociata të pafrytshme, kisha arritur në përfundimin se BE po na trajtonte me keqdashje, për faktin se ne po e vaksinonim popullatën më shpejt se blloku – thotë Johnson, që u zgjodh kryeministër në dhjetor 2019 dhe u detyrua të dorëhiqej në 2022 për shkak të një serie skandalesh, mes të cilëve edhe shkelja e kufizimeve anti-covid gjatë izolimit.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20