Britania e Madhe premtoi të enjten qindra miliona dollarë në mbrojtje ajrore për Ukrainën për të ndihmuar në parandalimin e sulmeve ruse ndaj sistemeve të energjisë dhe ngrohjes së vendit. Ministria britanike e mbrojtjes tha se rreth 200 milionë dollarë do të shkojnë në një skemë të NATO-s të mbështetur nga Presidenti amerikan Donald Trump për të blerë armë amerikane për Kievin.