Top News – Britania bëhet me 4 vaksina/ Aprovohet Johnson & Johnson, 67% efektivitet
28/05/2021 18:55

Autoritetet në Britani i dhanë të premten dritën jeshile vaksinës anti-covid19 të kompanisë amerikane Johnson & Johnson. Kjo vaksinë, që jepet përmes një doze të vetme, ka përmbushur “të gjitha standardet e sigurisë, kualitetit dhe efikasitetit”, tha Agjencia Britanike e Barnave. Britania do të ketë tashmë në përdorim katër vaksina, me Johnson & Johnson që u shtohet atyre të Pfizer/BioNTech, AstraZenecas dhe asaj të kompanisë Moderna. Agjencia britanike tha se vaksina e Johnson & Johnson ka treguar 67 % efektivitet për të parandaluar infektimin me COVID-19 dhe 85 % për të parandaluar sëmundjen e rëndë ose hospitalizimin. Kjo vaksinë mund të ruhet në frigorifer në temperatura nga 2 deri në 8 gradë Celsius, që sipas rregullatorit britanik, e bën këtë vaksinë “ideale për shpërndarje nëpër azile dhe institucione të tjera”. Megjithatë, autoritetet britanike ende nuk kanë bërë të ditur se cilës grupmoshë do t’i administrohet kjo vaksinë. Ka pasur spekulime se kjo vaksinë mund t’u jepet vetëm të rriturve, pas raportimeve se mund të shkaktojë mpiksje të gjakut. Vitin e kaluar qeveria britanike, kishte porositur 20 milionë doza të kësaj vaksine, pavarësisht se ajo nuk kishte miratuar ende për përdorim. Pothuajse 58 % e popullatës në Mbretërinë e Bashkuar ka marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe rreth 35 % është janë vaksinuar plotësisht. Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do të vaksinojë të gjithë popullatën e rritur deri në fund të muajit korrik.

Top Channel/ Suedia në alarm! Dronë mbi aeroport, ndërpriten fluturimet
06/11 22:31
Top News- Rusia provokon sërish/ Moska dërgon avionë pa pilotë në hapësirën suedeze
06/11 22:13
Top News- Afganistani e Pakistani nisin sulmet/ Shkëmbejnë zjarr në kufi, rrezikojnë bisedimet
06/11 21:12
Top News- Izraeli rinis luftë tjetër, raketa drejt aleatëve të Hamas
06/11 20:43
Top Channel/ E pazakontë! Sarkozi ha vetëm kos në burg! Zbulohet arsyeja
06/11 19:54
Top News – Pasojat e mbylljes së qeverisë. Trupat amerikane kërkojnë lëmoshë në Gjermani
06/11 16:53
Top News – Luftohet ‘shtëpi më shtëpi’ / Rusia përparon në Pokrovsk, ‘dëbon’ ukrainasit
06/11 16:23
Top News – Muzeu i Luvrit, ‘han me shumë porta’ / Duhen vite për të rregulluar problemet e sigurisë
06/11 16:21
Top News – Ukraina në ‘luftë të përjetshme’ / Ish shefi i NATO-s: Forcë mbrojtëse evropiane në Kiev
06/11 15:07
Top News – 400 mijë njerëz nën armë / Polonia ‘në luftë’, do stërvisë ushtarakisht popullatën
06/11 15:04
Top News – Ushtria amerikane, bazë në Siri / Trump po punon për një ‘pakt sigurie’ me Izraelin
06/11 15:00
Top News – Sistemi Merops kundër Rusisë / Polonia e Rumania blindohen, mbrojtje nga dronët
06/11 15:00
Top News – Rrjetet e energjisë dhe GPS në rrezik / ‘Shpërthen’ dielli, stuhi e fortë gjeomagnetike
06/11 14:55
Top Channel/ Gjermani: Svastika me gjak njeriu në makina e fasada, “terrorizohet” Hanau!
06/11 14:52
Top News – Zhduket dallga e famshme e Mynihut/ Sërfistët të tronditur, ndodhi pas pastrimit të lumit
06/11 14:51
Top Channel/Tempulli më i vjetër, Majat “vizatuan” kozmosin/ CNN: Në qendër ka figurën e kryqit!
06/11 14:45
Top Channel/ Gjermani, industria e çelikut në prag kolapsi: Merz, samit ugjent në Berlin!
06/11 14:43
Top News – Belgjika ‘nën sulm’, alarm sigurie / Mblidhet Këshilli i Sigurisë kombëtare pas dronëve
06/11 13:19
Top News – Bota ‘dridhet’, SHBA lëshon ‘Minuteman III’/ Raketa balistike, pjesë e triadës bërthamore
06/11 13:15
Top News – Angelina Jolie, papritur në Ukrainë / Rekrutuesit ushtarakë ndërpresin vizitën
06/11 12:15
BILETA Portokalli - Bileta