Kultivimi i kanabisit në Britani nga shqiptarët vijon të marrë përmasa gjithnjë dhe më të mëdha. Së fundmi, mediat britanike raportojnë se 3 shqiptarë janë paraqitur në gjykatë të akuzuar për kultivim kanabisi në dy prona të ndryshme në fillim të këtij viti. Roxhens Dymyshi, 24 vjeç dhe 27-vjeçari Lulzim Ceveli u arrestuan në një pronë në High Street, Ëest Cornforth, ku u gjetën nga policia edhe 780 bimë kanabisi në faza të ndryshme të pjekurisë, më 11 janar.