Top News/ Breshëri raketash e dronësh mbi Rusi / Nga Belgorodi deri në Krime, Ukraina sulmon ashpër
13/05/2024 11:36

Ministria ruse e mbrojtjes tha të hënën se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore shkatërruan 16 raketa dhe 31 dronë që Ukraina lëshoi në territorin rus gjatë natës, duke përfshirë 12 raketa mbi rajonin kufitar të Belgorodit. Pesë shtëpi u dëmtuan në Belgorod, por sipas informacioneve paraprake, nuk pati të lënduar, shkroi guvernatori Vyacheslav Gladkov në aplikacionin e mesazheve Telegram. Të dielën, 15 persona u vranë në Belgorod kur një pjesë e një blloku apartamentesh u shemb pasi u godit nga fragmente të një rakete të epokës sovjetike, të lëshuar nga Ukraina dhe të rrëzuar nga forcat ruse, tha Moska. Ministria ruse e mbrojtjes tha të hënën se 12 raketat u lëshuan nga një sistem ukrainas Vilkha. Ministria tha gjithashtu se katër raketa Storm Shadoë britanike dhe shtatë dronë u rrëzuan mbi Krime, tetë dronë u shkatërruan mbi rajonin e Kurskut dhe katër mbi rajonin Lipetsk. Një dron shkaktoi një zjarr në një nënstacion elektrik në rajonin e Kurskut, shkroi në Telegram Igor Artamonov, guvernatori i rajonit në jug të Rusisë. "Nuk ka viktima. Zjarri në territorin e nënstacionit elektrik është duke u shuar", tha Artamonov. Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Ukraina. Kievi thotë se shënjestrimi i infrastrukturës ushtarake, transportit dhe energjisë në Rusi dëmton përpjekjet luftarake të Moskës dhe është një përgjigje ndaj sulmeve të panumërta vdekjeprurëse nga Rusia.

Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19