Top News – Breshëri dronësh mbi Ukrainë / Rrëzohen 26 kamikazë, goditen portet në Danub
26/09/2023 11:05

Rusia ka sulmuar Ukrainën me 38 dronë gjatë natës, tha të martën forca ajrore e Kievit, duke shtuar se rrëzoi 26 prej tyre. Megjithatë, porti i Danubit për eksportimin e drithërave ukrainase, Izmail, u godit sërish. Dronët që mundën të canin mbrojtjen ajrore, goditën infrastrukturën përreth Izmailit, duke dëmtuar më shumë se 30 automjete dhe duke lënduar dy drejtues mjetesh gjatë sulmit që zgjati dy orë, tha guvernatori rajonal i Odesës, Oleg Kiper. Që nga korriku, kur Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara e cila mundësonte eksportimin e sigurt të drithërave përmes Detit të Zi, Rusia ka shtuar sulmet ndaj infrastrukturës së Ukrainës për eksportimin e drithërave në jug të Odesës dhe në rajonet e Mikolavit. “U regjistrua lëshimi i 38 mjeteve ajrore pa pilot, Shahed-136/131, nga drejtime juglindore”, tha forca ajrore në Telegram. Forca ajrore dhe njësitë ushtarake “shkatërruan 26” dronë të prodhuar nga Irani, shtoi ajo. Izmail, i cili ndodhet në kufi me anëtaren e NATO-s, Rumaninë, është shndërruar në një rrugë kryesore të eksportit për prodhimet bujqësore të Ukrainës, qëkur Rusia u tërhoq nga marrëveshja për drithërat. Ky qytet është sulmuar vazhdimisht nga dronët rusë gjatë natës në javët e fundit. Rusia dhe Ukraina janë dy fuqi të mëdha bujqësore, furnizimet e të cilave janë jetike për sigurimin e ushqimit botëror. Pushtimi i Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit të kaluar, dhe sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë, që pasuan, kanë destabilizuar tregjet botërore dhe furnizimin me drithëra.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55