Dy persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi masiv me dronë që Rusia kreu në qytetin Harkiv të Ukrainës mëngjesin e së mërkurës. Kryetari i qytetit, Igor Terekhov, njoftoi se janë kryer 17 goditje nga ajri në dy qarqe të qytetit, duke dëmtuar rëndë ndërtesa banimi, shtëpi private, kënde lojërash, biznese dhe transportin publik.