Top News – Breshër me diametër 20 cm / Moti po çmendet, stuhi më të shpeshta e më të dhunshme
19/07/2026 12:55

Evropa është gjithnjë e më e ndjeshme ndaj ngjarjeve ekstreme të motit. Dhe të dhënat konfirmojnë se stuhitë e breshërit në shumë vende janë rritur në frekuencë dhe intensitet, pjesërisht për shkak të efekteve të ndryshimeve klimatike. Stuhia e fundit që goditi Milanon, në Itali, duke habitur edhe fansat e artistit portorikan Bad Bunny, i cili u detyrua të anulonte koncertin e tij, është vetëm prova e fundit e kësaj dhe është pjesë e një trendi shumëvjeçar që shkencëtarët po e monitorojnë me shqetësim. Sipas të dhënave të mbledhura dhe të analizuara nga Laboratori Evropian i Stuhive të Rënda, mundësia për të parë stuhi breshëri me kokrriza breshëri të përcaktuara si "shumë të mëdha", me diametër mbi 5 centimetra, është afërsisht tre herë më e lartë sot sesa ishte në vitet 1950. Italia Veriore në veçanti është rajoni që kohët e fundit ka parë rritjen më të ndjeshme të ngjarjeve të motit ku janë regjistruar kokrriza të mëdha breshëri. Por si formohet breshëri gjigant? Në përpjekje për të dhënë një shpjegim shkencor, ekspertët thonë se temperaturat gjithnjë e më të larta në Detin Mesdhe janë një faktor: ndërsa uji avullon, atmosfera e poshtme mbushet me sasi të mëdha ajri të ngrohtë dhe lagështie. Megjithatë, kjo rrjedhë përplaset me efektin barrierë të maleve. Kështu, kur kjo masë ajri e paqëndrueshme takohet me relievin alpin, ajo shtyhet dhunshëm lart, duke shkaktuar një seri rrymash të konsiderueshme. Në lartësi të mëdha, takimi me erëra të ftohta dhe intensive gjeneron stuhi me lëvizje rrotulluese. Sa më intensiv të jetë ajri i ngrohtë nga poshtë, aq më shumë kokrrat e akullit mbahen në ajër, duke vazhduar të enden dhe të grumbullojnë shtresa uji të ngrirë para se të bien në tokë për shkak të gravitetit. Megjithatë, nëse "kokrra" has përsëri një rrymë mjaftueshëm të fuqishme, fenomeni do të përsëritet, duke formuar kështu kokrra gjithnjë e më të mëdha dhe më të rrezikshme. Sipas të dhënave, rekordi historik për diametrin e një kokrre breshëri është shënuar në Pordenone, të Italisë, ku më 24 korrik 2023, ra një kokërr breshëri me një diametër rekord prej 19 centimetrash, më i madhi i dokumentuar ndonjëherë në Evropë. Rekordi botëror, megjithatë, i përket qytetit Vivian, në Dakotën e Jugut, ku në vitin 2010 një kokërr akulli e rënë nga qielli e kishte diametrin 20.3 centimetra.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55