Qeveria ka vendosur metodologjinë e përcaktimit të kostos së studimeve, për studentët e Mjekësisë së Përgjithme, në institucionet e arsimit të lartë publik. Bëhet me dije se kostoja e përllogaritur do të bëhet publike për studentët përpara fillimit të vitit akademik. Në vendimin e publikuar nga qeveria, njoftohet se shuma totale e shpenzimeve të përllogaritura për një vit, përpjesëtohet me numrin e studentëve, që ndjekin programin e studimit, për të vlerësuar koston për student.