Top News – “Brenda 3 muajsh, 1200 forca pune”/ Ndërtimi i spitalit ne Fier, Rama bëri një kërkesë
22/01/2021 14:03

Puna per ndertimin e spitalit rajonal e Fier ka nisur, e per te pare punimet ishte kete te premte Kryeministri Edi Rama, i cili nuk nguroi ti bente edhe nje kërkesë përfaqësuesit të kompanisë turke. Ai kërkoi që të gjithë personat që janë shpronësuar për ndërtimin e këtij spitali, tu ofrohet mundësi punësimi nga ana e kompanisë në këtë kantier. “Unë kam një kërkesë që atyre familjeve që janë shpronësuar në mirëkuptim, duhet t’i takosh, që nga ata që takova atë ditë, t’i ofroni mundësi të punojnë këtu në bazë të aftësive dhe mundësisë së tyre. Që nga roje kantieri, teknik apo çfarëdo aftësie të kenë. Duhet t’i kontaktosh sot dhe t’i jepni mundësi që të përfshihen. Ata duhet të jenë të parët në listë. Takoi, merru çfarë janë të disponueshëm të bëjnë, jepjani kompanisë dhe ti përfshijnë. Perfekt! Bereqet!” Rama shoqerohej Ministrja Balluk e cila u shpeh se është përmbyllur me sukses faza e shpronësimit të 12 familjeve që ndodheshin aty, në bashkëpunim me bashkinë e Fierit. “Duke nisur që dje, kemi nisur nga puna për kantierin, deri ditën e hënë pritet që të ketë një fuqi punëtore mbi 200 punonjës dhe 20 inxhinierë të cilët do të fillojnë pjesën e ndërtimit të spitalit. Kemi marrë masat sa i përket punonjësve, një pjesë e mirë e tyre vijnë nga Turqia, patjetër do të ketë punonjës vendas. Kemi marrë masat për akomodimin e grupit që vijnë nga Turqia, janë më shumë se 200 veta. Jemi në afate, na janë përgjigjur të gjitha institucionet, nga bashkia te UKT-ja” , shton më tej ministrja Ballluku.Balluku tha se spitali do të jetë i shtirë paralel me rrugën në një sipërfaqe 50 mijë metra katrorë, 13 mijë metra katror janë ndërtim dhe pjesa tjetër janë ambiente. Kreu i qeverisë Rama shkëmbeu batuta me inxhinierin turk duke i kujtuar se spitali duhet mbaruar për tre muaj, e pergjigjia e tij nuk vonoi se ishte ne dijeni te kohes presionit për ta ndërtuar sa më shpejtë.

Top Channell/ Pronat e krimit me qira! Fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë nga 291 kontrata
18/08 19:59
Top News- Ana tjetër e zjarreve në Gramsh, zvicerania që po shpëton kafshët e lënduara nga flakët
18/08 19:10
Top News- Plagosja me thikë në Korçë, gjykata jep masat e sigurisë
18/08 18:29
Top News- Ndërtohen stacionet e trenit në hekurudhën Tiranë-Durrës, Balluku inspekton punimet
18/08 16:44
Top News- Parcelë me kanabis në Mirditë/ Arrestohet 59-vjeçari, asgjësohet droga
18/08 16:41
Top News – Rusët sulmojnë me flamurin amerikan / ‘Tallen’ me Ukrainën para takimit Trump-Zelenski
18/08 16:30
Top News – Rekord makinash elektrike në Evropë / 600 mijë automjete të reja dolën në rrugë në 3 muaj
18/08 16:28
Top Channel/ Kamioni përmbyset në rrugë, një viktimë dhe tre të plagosur nga aksidenti në Shkodër
18/08 16:18
Top Channel/ Durrësi plot me turistë! Në kulmin e sezonit, zgjedhja e parë për shumë pushues
18/08 16:14
Top Channel/Rubio mohon: Krerët europianë nuk po vijnë me Zelenskyn që ta mbrojnë prej “bullizimit”!
18/08 16:05
Top Channel/ Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, ministrja Balluku inspekton punën për stacionet
18/08 15:43
Top Channel/ Më pak interes për Mjekësinë, aplikojnë 1200 kandidatë, do të përzgjidhen 436 studentë
18/08 15:24
Top News- Veliaj kërkon pavlefshmëri të hetimeve/ Kryebashkiaku kërkesë në GJKKO, rendit shkeljet
18/08 15:20
Top Channel/ Kurti “ul tonet”: Gjithmonë i kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses!
18/08 15:19
Top Channel/ Sot takimi Trump-Zelensky/ Tump: Ukraina ta harrojë Krimenë dhe hyrjen në NATO
18/08 15:16
Top Channel/ Berisha sulmon Dumanin, zbaton detyrimin për tu paraqitur
18/08 15:11
Top Channel/ Veliaj kërkon pezullim të hetimit: SPAK, shkelje të rënda proceduriale
18/08 15:08
Top News- Aksidentohet familja me katër anëtarë, humb jetën babai, plagoset bashkëshortja e fëmijët
18/08 14:40
Top News- Zjarret, Berisha- Një krim shtetëror/ Akuzon Ramën- Përdori 490 mln euro për luks e afera
18/08 14:36
Top News- Rrengu, arrestohet 40-vjeçari/ Në kërkim bashkëpunëtorja, joshi një person për ta grabitur
18/08 14:36