Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka pranuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e shtetasit shqiptar Ervin Mata, i kërkuar nga SPAK për akuza që lidhen me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe organizatë të strukturuar kriminale. Sipas vendimit të dhënë më 14 shtator kërkesa për ekstradim e paraqitur nga autoritetet shqiptare ishte e shoqëruar me dokumentet e nevojshme dhe plotësonte kërkesat e përcaktuara nga Ligji brazilian i Migracionit, si dhe parimin e reciprocitetit për raste të ngjashme.