Përvec hyrjes në mënyrë të paligjshme në Britani, një tjetër sfidë me të cilën po përballet vendi ishullor është edhe numri i lartë i kërkesave për azil nga shtetas me kombësi të huaj. Për këtë arsye, sekretarja e brendshme Suella Braverman ka thënë se avokatët që ndihmojnë azikërkuesit, për të mashtruar sistemin britanik të emigracionit, duhet të arrestohen. Sipas saj, një gjë e tillë do të pengonte azilkërkuesit që përpiqen të mashtrojnë sistemin, që mos ta bëjnë atë.