Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj del kundër Akademisë së Shkencave, duke hedhur poshtë studimin e këtyre të fundit mbi imunitetin e popullsisë ndaj COVID. Sipas tij, me kampionimin e zgjedhur, ai as nuk mund të jetë studim, e për rrjedhojë të dhënat nuk mund të merren në konsideratë.