Gjiknuri: ‘Sot është një ditë e veçantë për mua që pas 2 vitesh ja dorëzoj detyrën një kolegu të nderuar.” Damian Gjiknuri i dorëzoi stafetën e numrit dy të Partisë Socialiste, Blendi Klosit. Vendimmarja e Ramës u konsiderua nga Gjiknuri një riorganizim partiak pas analizës së zgjedhjeve të 14 majit, megjithëse si drejtues politik ai fitoi në të gjitha bashkitë e Elbasanit. Përfshirja e emrit të Gjiknurit në dosjen e SPAK për Arben Ahmetajn, risjell në memorie një skenar të hershëm të distancimit të Ramës nga socialistët që mund të përballen me drejtësinë.