Dita e tretë e protestave në Shkodër dështoi, pasi pjesë e saj u bënë anëtarë të forumeve politike si dhe punonjës të bashkisë së Shkodrës. Protesta e cila do të mbahej për rritjen e cmimeve të naftës dhe cmimeve të shportës, nuk u zhvillua fare, pasi u cilësua si e politiziuar nga prania e strukturave të "Shtëpisë së Lirisë" si dhe të punonjësve të bashkisë. Mirsat Basha, përfaqësues i shoqërisë civile, njëkohësisht organizator i dy protestave të mëparshme, si dhe qytetarët e thejshtë u largaun nga sheshi përpara bashkisë.