Kryeprokurori Klodian Braho paraqiti raportin vjetor të SPAK në komisionin e ligjeve lidhur me arritjet dhe sfidat e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2025. Para deputetëve, Braho theksoi se SPAK ka pasur volum të lartë çështjeve penale. Prokuroria e Posaçme ka vijuar të ushtrojë ndjekjen penale dhe të përfaqësojë akuzën në gjykatë me fokus jo vetëm tek ndjekja e përgjegjësisë individuale penale por edhe tek goditja e përfitimit ekonomik nga veprimtaria kriminale theksoi Braho. Pas përfundimit të raportit, i pyetur nga deputetët e opozitës lidhur me hetimet ndaj ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ndërse do të ketë sërish kërkesë për heqje imunitetit për t’i hapur rrugë arrestimit.