Deputeti Erion Braçe sfidon vendimin politik të Partisë Socialsite për të votuar në unison hartën e re administrative territoriale. Pasi kreu i grupit, Taulant Balla paralajmëroi se rebelët do të përballen me sanksione, Braçe pati këtë përgjigje për të. “Mos e humbi kohën duke u marrë me Erion Braçen. Mos e humbni kohën duke përmendur rregullore e sanksione se këto nuk vlejnë. E vetmja gje qe vlen eshte qe ne te bejme gjene e duhur. Dhe per te bere gjene e duhur se kam problem fare voten dhe sanksionet qe burojne prej saj. Kjo parti duhet te mesohet te degjoje.” Sipas Braçes, partia nuk ka ditur të dëgjojë deputetët e saj. Vota e tyre u kërkua vetëm tre ditë para se nisma të kalonte në seancë plenare.