Shtrenjtimi i menjëhershëm i plehrave kimikë në Shqipëri fill pas hedhjes së bombave në Iran, konsiderohet kryekëput abuziv nga deputeti socialist, Erion Braçe, i cili bëri publike shifrat e çmimeve të importit të uresë, nitratit dhe udhqyesve të tjerë, kur tha se në Shqipëri këto produkte janë futur 40 për qind më lirë sesa janë shitur.