Shalqiri nën kosto, është kjo arsyeja që ka bërë bashkë fermerët e cermës , për tu ribashkuar në një tjetër protestë, të gjithë në një zë kanë ngritur shqetësimin se cmimi me të cilin po shesin shalqinin prej 80 lekesh per kg është shumë I ulët aq sa ata nuk mund të nxjerrin dot as kostot e prodhimit. E kur është punëa për bujqësinë dhe problematikat e fermerëve, deputeti Brace nuk ka qëndruaR në heshtje por I është bashkuar fermerëve dhe ka akuzuar tregtarët e pikave te grumbullimit se kanë rënë dakord për të blerë prodhimin me një kosto të ulët, gjë e cila sipas Braces po demton fermeret . Por akuzat e socialistit Brace nuk u ndalen vetëm me tregtaret, ai e drejtoi gishtin edhe për Ministrin e Fnancave Kësaj proteste të kësaj të hëne ju bashkuan edhe fermerët e Imshtës të bashkisë së Lushnjës.