Protesta e minatorëve të Spaçit ka bërë bashkë deputetët rivalë në parlament, në kundërshtim të dhunës policore ndaj minatorëve. Deputetja demokrate, njëherësh kryetare e komisionit për Media dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, e konsideron një dhunë të papranueshme, reagimin e policisë ndaj minatorëve protestues. Sipas saj, ata po protestojnë për të drejtat e tyre, e kushte dinjitoze të trajtimit në punë. “Minatorët e Spaçit kanë ditë që protestojnë për kushte dinjitoze dhe respekt për punën e tyre. Kërkesat e tyre janë minimale, legjitime dhe brenda çdo standardi të marrëdhënies punëdhënës–punëmarrës. Fatkeqësisht, përgjigjja e pushtetit është dhuna policore ndaj minatorëve që kërkojnë të drejtat e tyre. Ky trajtim është i turpshëm dhe i papranueshëm!”, thekson Tabaku. Ajo shton se duhet miratuar Statusi i Minatorit, i depozituar një vit më parë nga ajo dhe PD në Kuvend, që do i jepte zgjidhje kësaj situate, duke theksuar se minatorët nuk janë armiq të shtetit por shtyllë e punë dhe ndershmërisë.