Erion Braçe nuk ndryshoi qëndrim në lidhje me reformën territoriale. Ai shprehu edhe nga foltorja e Kuvendit qëndrimin e tij kundër duke renditur disa arsye. Sipas Braçes, drafti i propozuar është i pakonsultuar dhe cenon jetën e qytetarëve të bashkive që preken. Braçe bllokoi për disa minuta foltoren, duke marrë edhe vërejtje nga drejtuesja e seancës, Evis Kushi. Në fund, Braçe mori duartrokitjet e deputetëve të Partisë Demokratike.