Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se një në tetë persona në botë vuan nga probleme të shëndetit mendor. Shifra del në raportin vjetor të saj mbi shëndetin mendor, ku theksohet se ankthi, depresioni janë çrregullimet më të zakonshme. Sipas OBSH, problemet me shëndetin mendor janë përgjegjëse për 700 mijë vdekje çdo vit, ndërsa në raport u bëhet thirrje qeverive dhe organizatave ndërkombëtare që të rrisin mbështetjet financiare për këto kategori.