Bota vazhdoi të reagojë ndaj lëshimit të papritur nga Irani të raketave balistike drejt bazës së përbashkët SHBA–Mbretëri e Bashkuar në ishullin Diego Garcia, që gjendet rreth 4.000 kilometra larg territorit iranian. Izraeli tha se forcat iraniane kishin lëshuar për herë të parë raketa me rreze të gjatë, duke zgjeruar rrezikun e sulmeve përtej Lindjes së Mesme. Asnjë nga raketat nuk goditi objektivin. “Këto raketa nuk janë të destinuara për të goditur Izraelin. Rrezja e tyre arrijnë deri në kryeqytetet evropiane – Berlin, Paris dhe Romë janë të gjitha brenda rrezes së drejtpërdrejtë të kërcënimit”, tha shefi i ushtrisë izraelite, Eyal Zamir.