Pas vendimit të Britanisë së Madhe për të furnizuar Ukrainën me armë, kancelari Olaf Scholz përsëriti refuzimin e Gjermanisë për të bërë të njëjtën gjë: "Qeveria gjermane ka ndjekur një strategji të ngjashme për këtë çështje për shumë vite. Dhe këtu përfshihet edhe moseksportimi i armëve vdekjeprurëse", tha Scholz në Berlin, pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.