Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në të gjithë botën, ka kapërcyer tashmë shifrën e 3.5 milionëve me tre të katërtat e tyre vetëm në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, e cila harton një bilanc të bazuar në të dhënat nga burime zyrtare, të paktën 3500517 infektime dhe 246893 viktima janë regjistruar tashmë në të gjithë globin si pasojë e koronavirusit. Evropa, sipas buletinit të AFP, është kontinenti më i prekur dhe tashmë ka regjistruar më shumë se 1.5 milionë raste të koronavirusit ndërkohë që numri i viktimave po i afrohet 150 mijë. Aktualisht, shifra e viktimave të regjistruara në evropë, është sipas agjencisë franceze të lajmeve, 143 mijë.