Pandemia e Covid-19, është një emergjencë globale shëndetësore, e cila po zgjat prej gati 2 vjetësh. Kjo sëmundje ka simptoma të sakta dhe shenja klinike. Por për shkak të rëndësisë së supozuar sociale, ajo nuk kufizohet vetëm në prekjen e atyre që janë të infektuar nga koronavirusi. Në këtë moment ekzistojnë 2 pandemi paralele:e para ka të bëjë me shëndetin fizik, ndërsa e dyta me atë mendor. Kufizimet e vendosura për të frenuar përparimin e virusit, kanë pasur dhe kanë një kosto shumë të madhe psikike.