Top News – Bota ‘në këmbë’ për paqen në Gaza / Përshëndetet marrëveshja e njoftuar nga Trump
09/10/2025 11:32

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të mërkurën vonë se Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje për armëpushim në Gaza dhe për lirimin e pengjeve, sipas planit të tij për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në enklavën palestineze. “Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli dhe Hamasi e kanë nënshkruar fazën e parë të Planit tonë të Paqes”, tha Trump në Truth Social. “Kjo do të thotë se të gjitha pengjet do të lirohen shumë shpejt, dhe Izraeli do t’i tërheqë trupat e tij në një vijë të dakorduar si hapi i parë drejt një Paqeje të Fortë, të Qëndrueshme dhe të Përjetshme”, shkroi Trump. “Të gjitha palët do të trajtohen me drejtësi! Kjo është një ditë e madhe për botën arabe dhe myslimane, Izraelin, të gjitha kombet fqinje dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!” Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu foli për një ditë të madhe për izraelin. Ai tha se pengjet do të kthehen shpejt në shtëpi dhe falenderoi trupat e ushtrisë izraelite dhe forcat e sigurisë. Një falenderim të vecantë netanyahu pati edhe për presidentin Trump dhe ekipin e tij. Reagim pozitiv pati edhe vetë Hamasi që vlerësoi përpjekjet e ndërmjetësve në katar, egjipt e turi dhe cmoi përpjekjet e presidentit amerikan donald trump. Por në një deklaratë, grupi islamik, tha: “Ne bëjmë thirrje që shtetet garantuese të marrëveshjeve të detyrojnë qeverinë okupatore të zbatojë plotësisht detyrimet e saj, pa vonesa”. E ndërsa Gaza dhe tel avivi shpërthyen në festë, të shumta dhe të menjëhershme ishin edhe reagimet ndërkombëtare. Australia mirëpriti njoftimin dhe tha se ky është një hap shumë i nevojhshëm drejt paqes. Kryeministri britanik, Keir Starmer tha se ky është një moment lehtësimi që do të ndihet në gjithë botën, vecanërisht për pengjet e familjet e tyre dhe popullsinë civile të Gazës. Starmer bëri thirrje që marrëveshja të zbatohet plotësisht, pa vonesa dhe të shoqërohet me heqjen e menjëhershme të të gjitha kufizimeve për ndihmën humanitare që shpëton jetë në Gaza. Edhe kanadaja ka reaguar duke përshëndetur marrëveshjen dhe bëri thirrje për fillimin e dërgimit të ndihmave humanitare në territorin e rrafshuar nga dy vite luftë. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha në anën tjetër se ishte “shumë i kënaqur” që negociatat cuan në një marrëveshje armëpushimi, por shtoi se “Turqia do të vazhdojë luftën e saj derisa të krijohet një shtet palestinez”. Ndërsa sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres theksoi se lufta duhet të ndalet një herë e përgjithmonë e po ashtu edhe vuajtjet në Gaza duhet të ndalen.

Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07
Top News – Avioni spiun i Putinit mbi Evropë / NATO ngre F-16 për ta ndjekur, alarm në Poloni
10/04 11:07
Top News – Asnjë marrëdhënie me Jeffrey Epstein / Melania Trump flet publikisht: Nuk jam viktimë
10/04 11:00
Top News – Trump, Iranit: Nuk ishte kjo marrëveshja! Armëpushimi pranë kolapsit, raketa ngado
10/04 11:00
Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00