Top News – Bota në garë për vaksinat/ Gjithnjë e më shumë sy kthehen nga kina…
18/02/2021 20:13

Ndërkohë që e gjithë bota, është përfshirë në një garë të ethshme për të siguruar vaksinat anti-covid, që shpresohet se do ti japin fund pandemisë që ka mbërthyer globin prej më shumë se një viti, shumë vende në bashkimin evropian, nuk po munden ta mbajnë nën fre frustrimin për sasitë e mangëta të vaksinës që kanë siguruar. Disa prej tyre madje, kanë zgjedhur të kthejnë sytë nga kina ose po mendojnë ta bëjnë këtë. Në hungari, ka mbërritur të martën sasia e parë e vaksinave të kinezes Sinopharm, duke e bërë atë vendin e parë anëtar të BE që nis imunizimin me të. Ndërkohë në mediat kineze, të kontrolluara nga shteti, propagandohet se si shoqëria kineze, që ia ka dalë mbanë me sukses të dalë nga pandemia e koronavirusit, po merr akoma më shumë rëndëi për shkak të vaksinave antikovid, që po shpërndahen në gjithnjë e më shumë vende të botës që i konsiderojnë ato jetëshpëtuese. “Kina u siguron vaksina gjithnjë e më shumë vendeve, përmbush premtimin e saj”, është titulli i Global Times, në kinë që shkruan se vaksina kineze tashmë është kërkuar nga një numër vendesh të botës, përfshirë Hungarinë, Senegalin, Marokun dhe Zimbabvenë. Vende të tjera si Brazili, indonezia, tajlanda, emiratet e bashkuara arabe etj, e kanë nisur imunizimin me vaksinat kineze. Ndërkohë, që edhe lista e vendeve që e kanë ndezur dritën jeshile për to, është e gjatë, me nepalin dhe hong kongun që u bënë vendet më të fundit që dhanë aprovimin. Disa ekspertë mendojnë se diplomacia ndërkombëtare duket se po përcakton se kush do të ketë akses në muajt në vijim, ndërkohë rusia dhe kina, po përdorin një nga elementët më të kërkuar në botë në këto kohë, për të forcuar ndikimin e tyre në arenën globale. Shpresohet që shpërndarja e vaksinave të ndihmojë në dhënien fund të pandemisë, por janë të shumta vendet që nuk i kanë filluar ende programet e imunizimit ndërsa edhe vende me të ardhura të larta, përballen me mungesa në furnizime.

Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54
Top News – Hegseth rrezikon shkarkimin… / Sekretari i Luftës në telashe për konfliktin në Iran
10/11 13:50
Top News – Irani e la Francën të uritur / Sabotoi frigoriferët në supermarkete, Parisi akuzon
10/11 13:49
Top Channel/ Izraeli drejt qeverisë së re, Eisenkot nis negociatat për shumicën parlamentare
10/11 12:22
Top Channel/ Avionë të tjerë amerikanë shpërngulen nga nje baze tjeter ajrore britanike!
10/11 12:03
Top News – Në nivelin më të ulët të karrierës së tij / Mbështetja për Trumpin 32 për qind
10/11 12:03
Top News – Ukraina, ‘fleksibilitet’ në bisedime/ Nisin negociatat në Abu Dhabi, SHBA është optimiste
10/11 12:00
Top News – Suficiti i Kinës mbi 1 trilion USD / Bumi i Inteligjencës Artificiale rrit eksportet
10/11 11:57
Top News- Lufta e paqja, Zelenski sfidon Putin: Takohemi në Antarktidë për t’i dhënë fund konfliktit
10/11 11:56
Top News – Arrestohet vëllai i Viktor Orban / Akuzohet për trafik njerëzish, ‘Operacioni Purgatori’
10/11 11:56
Top News – Trump: FBI po heton bosin e Nvidia / Thellohen polemikat me Kinën, presidenti ‘i habitur’
10/11 11:39
Top Channel/ Lufta e Ukrainës: Nisin në Abu Dhabi bisedimet trepalëshe mes Kievit, Moskës e SHBA-së!
10/11 11:35
Top Channel/ Sa kushtojnë grevat: Vendi europian që humbet më shumë nga 24 orë “pushim”!
10/11 11:15
Top Channel/ Hegseth, mocion shkarkimi: Lufta e Iranit nisi pa miratimin e Kongresit!
10/11 10:53
Top Channel/ Shpresë për fundin e luftës SHBA-Iran, bie çmimi i naftës: Brent, gati 20% më pak!
10/11 10:52