Drejtuesi i OpenAI, kompanisë që krijoi ChatGPT, thotë se njerëzit duhet të kenë më shumë besim te kompania e tij dhe të tjera si ajo, se do të veprojnë siç duhet në lidhje me zhvillimin e inteligjencës artificiale (AI), mes shqetësimeve në rritje të publikut për rreziqet që ajo mbart. "Bota duhet të besojë se ne do të bëjmë gjënë e duhur, sepse është gjëja e duhur për t'u bërë dhe ne e kuptojmë peshën e kësaj çështjeje," tha Sam Altman të martën gjatë një konference në San Francisko.