Bota mund të dëshmojë një 11 shtator të dytë. Është ky alarmi që ka ngritur drejtori i përgjithshëm i MI5, Ken McCallum në një opinion të publikuar të premten, në kuadër të 25-vjetorit të sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara. Në fjalën e tij, ai thekson se Shërbimet Britanike të Inteligjencës por edhe ato botërore nuk duhet të fokusohen vetëm tek kërcënimet e të kaluarës , por duhet të jenë të përgatitura për një goditje të re strategjike, të ngjashme me sulmet e 11 Shtatorit 2001. McCallum theksoi se mësimi më i rëndësishëm nga 11 Shtatori është se goditja e ardhshme strategjike, pikërisht për shkak të natyrës së saj, nuk do të përngjajë domosdoshmërisht me atë të mëparshmen.