Në qoftë se kjo krizë nuk zgjidhet, shpërbërja e Bosnje-Hercegovinës është e pashmanghme dhe Republika Sërpska do të shkojë drejt shkëputjes. Ka qënë ky paralajmërimi i fundit i Millorad Dodik, anëtar i Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës në një konferencë për media, më 23 dhjetor, në Sarajevën Lindore. Dodik vlerësoi se situata në Bosnje-Hercegovinë ka shkuar deri në absurditet dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të ndalojë së konsideruari Bosnje-Hercegovinën si një eksperiment. Sipas tij, dy nga tre popujt shett ndërtues nuk e mbështesin rrugën drejt të cilës po shkon Bosnje-Hercegovina.