Udhëheqësi i serbëve të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik ka kërkuar me 22 shkurt që Sarajeva të mos dalë kundër Rusisë ndryshë nga vendet e tjera në rajon dhe të qëndrojë “krejtësisht neutrale” sa i përket zhvillimeve në Ukrainë. Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin njohu pavarësinë e dy rajoneve separatiste Donjeck dhe Luhansk në lindje të Ukrainës, dhe miratoi dërgimin e trupave ruse në atë zonë.